A1 Report - Gjiknuri: Do të liberalizojmë tregun e energjisë

2015-08-21 1

TIRANE- Ministri i Industrisë dhe Energjetikës deklaron se do të liberalizohet një pjesë e tregut të energjisë.

Deklarata është bërë gjatë sot në analizën e punës së Operatorit të Sistemit te Transmetimit.

Gjithashtu ai shtoi "CEZ ka krijuar probleme të mëdha në sistemin elektroenergjetik" dhe njoftoi hartimin e një masterplani për sektorin e shpërndarjes.

Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i OST, Engjëll Zeqo, paraqiti problemet me të cilat po përballet kjo kompani për shkak të vështirësive nga detyrimet e papaguara prej kompanisë CEZ shpërndarja.

"OST është në vështirësi për shkak të borxheve që ka krijuar CEZ-i, që arrijnë në vlerën 90 milionë euro", tha Zeqo.

Kreu i OST-së kërkon dhe financime për ndërtimin e disa nënstacioneve. "Nëse s'ndërtojmë nënstacione të reja jugu i vendit mbetet pa energji.