Njohja dhe sjellja në vendin tonë e botimeve të shkrimtarëve shqiptarë që botojnë në vendin fqinj Itali, ishte thelbi i konferencës "Kujtesë, identintet dhe integrim", nën praninë e emrave të shumtë të letërsisë shqiptare migruese në Itali, të cilët formojnë një grupim që pak njihet në vendin tonë.Fulvia Veneziani, dejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, institucioni që është kujdesur për të sjellë këtë konferencë, theksoi rëndësinë e njohjes së shkrimtarëve shqiptarë, jo vetëm si një urë lidhëse mes dy vendeve fqinje, por edhe si një mundësi për integrimin sa më të shpejtë të vendit:"Le të jetë ky hapi i parë drejt njohjes dhe vlerësimit të këtyre shkrimtarëve. Në rastin tim unë i jam afruar Shqipërisë dhe kam mësuar për të pasi isha përmendur këtu nëpërmjet letërsisë të disa prej këtyre shkrimtarëve."
Shkrimtari Virgjil Muçi, u shpreh për mikrofonin e A1 Report se njohja me letërsinë migrante shqiptare në Itali, të kujton valën e autorëve arbëreshë duke bërë kështu një paralelizim mes dy epokave:"Në qoftë se do të shpreheshim me një term biblik ky do të konsiderohej si kthimi i binjve plangprishës. Në të vërtetë nuk janë plangprishës por janë djem të mbarë, të cilët krijuan një ishull të ri në letërsinë shqipe".Gjatë konferencës u prezantuan edhe botimet "Il confine del liquido" dhe "Il mare si lasciava attaversare" por edhe prezantime të ndryshme të autorëve shqiptare që ushtrojnë profesionin e tyre në Itali.