Në një prej krevateve te spitalit të Pediatrisë në Elbasan, prej 10 ditësh ndodhet i shtruar Enveri djaloshi 4 vjeçar nga fshati Curuj, komuna Funar, e Elbasanit.
Prindërit kishin udhëtuar 20 km nga fshati i tyre për ta sjellë në Pediatri duke menduar se mund të ishte një e ftohur e thjeshtë pa ditur se djalit të tyre do i rishfaqen komplekset në zemër për të cilat, kur ishte katër muajsh, i ishte nënshtruar një operacioni delikat në Itali.
Me shikimin e tij të zbehtë Enveri lutet ta mbajnë në jetë, ndërsa nëna e tij s'i mban dot lotët dhe zëri i dridhet.
"Ju lutem na ndihmoni. Djali ka dhjetë ditë në spital. S'ka as grykë, asgjë. Ka nevojë për operacion", thotë duke qarë më zërin që i dridhet nëna Luljeta Gurakuqi.
Atyre u është thënë se djali ka nevojë për një ndërhyrje urgjente në zemër e cila mund të bëhet vetëm në spitalet në Itali, Turqi apo Austri.
Mjekja kardiologe e cila ka ndjekur rastin e Enverit, Tamara Mavi thotë se djali ka nevojë për ndërhyrje urgjente në zemër.
Edhe babai, Petrit Gurakuqi bën apel për ndihmë.
"E kam djalin shumë të sëmurë. Jam në gjendje shumë të vështirë. Mjeket me thone se nuk mund të operohet këtu."
Ata kërkojnë ndihmë për mbështetje financiare, pasi thonë se nuk e përballojnë dot.
Ata kanë hapur një llogari bankare me shpresën se dikush mund t'i gjendet pranë duke i ndihmuar financiarisht.
Numri i llogarisë në bankën "Raiffaissen": "8000181621