A1 Report - Bashkia Tirane ve billbord te Zogu i Zi, shton rrezikun per aksidente

2015-08-21 3

Ekran i ri gjigand është vendosur tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi, një zonë që gjithmonë është e mbingarkuar me trafik dhe që shpeshherë ka qenë edhe vendburim aksidentesh.

Ndonëse vetëm pak metra para këtij ekrani të madh, Bashkia e Tiranës ka vendosur tabela paralajmëruese për drejtuesit e automjeteve.

Nga një anë ajo u kërkon qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, nga ana tjetër në fakt nuk bën të njëjtën gjë vetë, duke sfiduar kështu urdhrin e ministrisë së Brendshme për heqjen e billbordeve.

Free Traffic Exchange