A1 Report - Durres, Banka Intesa hap degen e trete, Pedrazzi: Sherbim qytetareve

2015-08-21 3

Banka Intesa San Paolo zgjeron aktivitetin e saj, duke e çuar në tre numrin e degëve në qytetin e Durrësit. Dega e re është hapur në lagjen 18 të qytetit bregdetar.

Çelja e degës së re të bankës Intesa San Paolo është shoqëruar edhe me një ceremoni, ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës, Silvio Pedrazzi, kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako si dhe biznesmenë nga ky qytet.

Drejtuesit e bankës thanë se hapja e kësaj dege në një qytet të rëndësishëm tregtar, tregon një impakt pozitiv në ekonominë shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, drejtori Ekzekutiv i Bankës, Silvio Pedrazzi tha se, "është një kënaqësi e veçantë që kjo hapje dege të ndodhë në Durrës, në një qytet shumë të rëndësishme për ekonominë shqiptare dhe një qytet tradicionalisht i lidhur me Italinë edhe nga pikpamja historike".

"Shpresoj që hapja e kësaj dege të re në Durrës do ndihmojë jo vetëm në mirëqënien e shoqërisë, por edhe në ekonominë e vendit. të gjithë kolegët që do punojnë kanë dëshirë të madhe për të punuar në shërbim të këtij qyteti", ka thënë Pedrazzi gjatë fjalës së tij.

Për drejtorin e Interesa San Paolo Bank në Shqipëri, "kjo është kultura e bankës sonë në të gjitha vendet ku jemi present, duam të jemi një bankë në shërbim të popullsisë, të ofrojmë produkte e shërbime konkuruese dhe jemi koshient që ka shumë për tu përmirësuar në këtë pikë".

"Në këtë periudhë krize kemi popullatë pak të shqetëusar për situatën. Ne do të jemi në krah të klientelës tonë dhe të të gjithë atyre që kërkojnë shërbimin tonë", ka nënvizuar në fjalën e tij, drejtori Pedrazzi.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se, banka ka vendosur në qendër të Durrësit, degën kryesor. "Në sheshin qëndror të Durrësit ne kemi vendosur degën tonë kryesore në këtë qytet, për ti shërbyer sa më mirë popullatës", deklaroi Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës Intesa San Paolo, Silvio Pedrazzi.

Nga ana e tij dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i është bashkuar mendimit të Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv të Bankës se, çelja e degës së tretë të këtij instituicioni financiar ndikon pozitivisht në ekonominë e qytetit.

Free Traffic Exchange