A1 Report - Tirane, shpallet falimenti i Belle Air, kompensimet per 90 dite

2015-08-21 1

Gjykata e Tiranës ka shpallur falimentimin e kompanisë ajrore Belle Air.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Ilir Çeliku, i cili ka pranuar kërkesën e kompanisë se fluturimeve që prej disa javësh e ka mbyllur aktivitetin e saj.

Vendimin e tij, gjyqtari Çeliku e argumentoi me faktin se kompania ajrore ndodhet në pamundësi financiare për të shlyer borxhet ndaj të tretëve.

Nga të gjitha të dhënat e grumbulluara si dhe nga raporti i ekspertiti kontabël ka rezultuar se shoqëria Belle Air shpk, rezulton në pamundësi ekonomike për të shlyer borxhet me të tretë të cilët arrijnë në një vlerë afro 56 milion euro.

Ingegerta Bebi është emëruar nga gjykata e Tiranës si administratore e përkohshme e cila do të çojë në falimentin këtë kompani.

Ndërkaq, qytetarët që kanë blerë biletat dhe nuk janë kompensuar, brenda 90 ditëve duhet të paraqesin një kërkesë tek administratorja Bebi për kompensim.