Serbët nuk kanë të ardhme më të mirë sesa në Kosovë. Është kjo deklarata e Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në Kosovë, Nenad Rashiç që vjen nga radhët e Partisë Liberale Serbe. I ftuar në studion e A1 Report, Rashiç komentoi zhvillimet më të fundit në Kosovë si dhe marrëveshjen e nënshkruar sot në Tiranë me homologun e tij Erjon Veliaj për krijimin e një portal të përbashkët punësimi mes dy vendeve. Sipas Rashiç, ky portal krijon mundësi punësimi për të gjithë qytetarët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
"Të gjithë do të kenë mundësi të aplikojnë në këtë platform"-tha Rashiç ndërsa e cilësoi si një projekt shumë të mirë në mënyrë që të dyja vendet të jenë konkurent në tregun e punës por edhe në cilësi. "Tregu i lirë rajonal mund të zgjerohet, po përpiqemi të marrim shembullin e BE-së, pasi papunësia është një problem në shumë vende të botës"-tha ministri i Kosovës. I pyetur mbi bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri dhe mbledhjes së 11 janarit në Prizren, ministri Rashiç e cilësoi takimin si hapin fillestar port ë fuqishëm të një bashkëpunimi që bazohet në aspektin ekonomik. "Ne jemi territore dhe ekonomi të vogla por nëse jemi sëbashku do të ketë shumë përfitime për qytetarët. Ky bashkëpunim duhet të ketë bazat tek ekonomia dhe jo të shihet në aspektin kombëtar. Është më mirë të heshtet ndaj këtyre përpjekjeve dhe retorikave nacionaliste dhe të mos lejojmë paragjykimet të mbizotërojnë. Ti qëndrojmë bazës ekonomike dhe të vazhdojmë bashkëpunimin".-tha Rashiç.
Lidhur me përsëritjen e zgjedhjeve në veri të Mitrovicës, ministri Rashiç tha se ka patur një hendek që prej 99-ës e deri më sot, ku nuk ka patur një qasje të nevojshme ndaj serbëve në veri cka është shfrytëzuar për të manipuluar qytetarët atje.
"Unë shumë herë e kam thënë që nuk janë ofruar alternativa për serbët në very. Nuk është krijuar marrëdhënia dhe komunikimi mes serbëve dhe autoriteteve në Prishtinë. Duhet të ofrojmë alternative për serbët që ta kuptojnë se ku e kanë të ardhmen më të mirë. Besimi fitohet dhe ndërtohet dalëngadalë. E kam thënë që në fillim ende pa u marrë me politikë, kam qënë I bindur se serbët e Kosovës mund të jetojnë shumë më mirë në Kosovë se në Serbi, pra ata e kanë të ardhmen në Kosovë. Dhe këtë jua kam thënë se ky është një rast unik ku të gjithë bashkë mund të ndërtojmë sistemin. Ardhmëria e Kosovës është shumë e mirë, e sigurt dhe në Europë. Por nëse vazhdojnë paragjykimet nuk mund të kemi progres".
I qëndroni deklaratës se nuk ka asnjë shans të krijohet një lloj Republika Serpska në Kosovë?
Nuk është aspak reale kjo mundësi nëse i qëndrojmë të ardhmes europiane të gjithë bashkë. Unë nuk pajtohem me formën me të cilën Beogradi po tenton të ndihmojë serbët në Kosovë. Ne synojmë të jemi një grup autentik I serbëve në Kosovë që respektojmë Prishtinën dhe Beogradin. Rruga jonë nuk është drejt Beogradit, as e Prishtinës por e serbëve të Kosovës drejt Brukselit. Ne i mbetemi kësaj politike dhe qëndrimi, por do të duhet kohë -