Orientimi i gabuar politik nga individët është arsyeja kryesore që përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk zbatohet në 19 komuna të përziera etnikisht në vend, të cilat ishin përfshirë në hulumtimin e Institutit për zhvillimin e bashkësisë. Sipas rezultateve të këtij hulumtimi,arsye shtesë e mos zbatimit të përfaqësimit në këto komuna është edhe mungesa e kualifikimit adekuat, neutraliteti ndaj partive politike apo edhe mungesa e lidhjeve për tu punësuar.
"Përkatësia e gabuar politike, sipas të anketuarve është arsyeja kryesore për mos implementimin e përfaqësimit të drejt dhe adekuat pasi ka numër më të madh të rangimit si një nga arsyet më të rëndësishme", u shpreh Gordana Veliçkovska, Këshilltare për zhvillim dhe hulumtim, BNJVL.
Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Aivo Orav tha se procesi i përfaqësimit të drejt dhe adekuat i bashkësive jo shumicë në vend ende nuk ka përfunduar. Ai tha se komuniteti ndërkombëtarë do të vazhdojë të monitoroj këtë proces.
"Ne theksuam se ky proces nuk është implementuar në tërësi në sektorin civil dhe publik. Përpjekje shtesë duhet të bëhen me qëllim sigurimin e së drejtës për bashkësitë jo-shumicë gjatë procesit të vendimmarrjes", u shpreh Aivo Orav, Shef i delegacionit të BE-së, Shkup.
Projekti 'Bona Mente', përkatësisht hulumtimi me temë 'Aplikimi i parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat-Perceptimi i qytetarëve' u realizua nga Instituti për zhvillim të bashkësisë i ndihmuar nga zyra e BE-së në Shkup dhe BNJVL-ja. Valmir Kuçi