A1 Report - Orikum, grabisin me maska banken, mbajne peng arketaren

2015-08-21 0

Filiali i një banke në Orikum të Vlorës është grabitur mesditën e sotme.

Nga të dhënat e para mësohet se ka pasur dhe të shtëna me armë, ndërsa grabitësit, mendohet se kanë qenë 4 persona të armatosur dhe me maska.

Korrespondentët tanë në Vlorë thonë se shuma e grabitur është 500 mijë lekë të reja. Për kapjen e autorëve në Vlorë kanë shkuar Forcat Speciale ndërkohë që kërkimet po bëhen dhe me helikopter.

MBAJNE PENG ARKETAREN, PISTOLETE NE KOKE ROJES
Dy nga grabitësit kanë hyrë në bankë ndërsa dy të tjerë kanë qëndruar jashtë dhe kanë kërcënuar rojen e bankës duke i vënë pistoletën në kokë.
Dyshohet se gjatë momentit të grabitjes, autorët kanë mbajtur peng arkëtaren dhe më pas e kanë liruar në momentin kur kanë dalë nga banka dhe kanë hipur në makinë.

NJE MAKINE GJENDET E DJEGUR NE DUKAT, DYSHOHET SE ESHTE E AUTOREVE
Sipas burimeve nga policia mendohet se në grabitje janë përdorur dy automjete, të cilat më pas janë djegur nga autorët.

Njëra makinë është gjetur në pyllin e Dukatit, ndërsa tjetra është gjetur në Dukat. Njëra nga makinat, tip Volsëagen me targa Tr3816T mendohet se është e vjedhur fillisht.

Free Traffic Exchange