A1 Report - Kthehen përmbytjet, 4500 ha toke nen uje ne Shkoder e Lezhe

2015-08-21 3

LEZHË- Reshjet e dendura të dy ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme në qarkun e Shkodrës, në qarkun e Lezhës por dhe në Fushë-Krujë.

Qarku më i prekur është ai i Lezhës, ku Shtabi i Emergjencave raportoi sot paradite për 3500 ha tokë të përmbytur dhe 150 shtëpi. Më pas vjen Shkodra ku në komunën e Bushatit janë rreth 1500 ha tokë bujqësore nën ujë në fshatin Mali i Jushit, ndërkohë që në 7 banesa ka prezencë uji.

Në Lezhë lumi Gjadër ka dalë nga shtrati, ndërkohë që edhe lumi Drin rrezikon të dalë nga shtrati në disa zona.

Rreth orës 11: 30 në një deklaratë publike, shtabi i emergjencave civile në prefekturë deklaron se janë 3500 ha tokë të përmbytura në të githë qarkun e Lezhës. Po kështu në 150 shtëpi ka prezencë uji. Situata më problematike është në fushën e Zadrimës ku është dhe sipërfaqja më e madhe e përmbytur.

PËRMBYTJA NE LEZHË

Mësohet se janë përmbytur qindra hektarë tokë në fushën e Zadrimës dhe të Torovicës, ndërsa në zonën e Kakarriqit janë përmbytur disa banesa. Në Gocaj të Lezhës është pezulluar mësimi pasi shkolla është përmbytur në ujë.

Disa zona të tjera janë pa energji elektrike.

Korrespondenti ynë Elvis Hila informon se lumi Drin rrezikon të dalë nga shtrati në disa zona, ndërkohë që hidrovorët nuk punojnë pasi mungon energjia elektrike.

LEZHË, LUMI GJADËR DEL NGA SHTRATI
Në Lezhë mësohet se lumi Gjadër ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa banesa në komunën Dajç. Në këtë komunë janë mbyllur disa shkolla nga prezenca e madhe e ujit në ndërtesa. Për shkak të daljes së ujit nga lumi Gjader, është bllokuar edhe rruga që lidh autostradën Lezhë-Shkodër me komunën Dajç, duke izoluar banorët.

DOCU: SITUATA NË KOMUNËN DAJÇ, KRITIKE
Kreu i komunës Dajç, Gjergj Doci e konsideron situaten kritike. Sipas tij, megjithëse është kërkuar gjithnjë ndërhyrja për thellimin dhe zgjerimin e lumit Gjader, ky problem ende nuk eshte zgjidhur.

"Intensiteti i rreshjeve të shiut dhe rritja e nivelit të lumit Drin me 30 cm mbi pikën maksimale vlerësohen nga Bordi i Kullimit si shkaku kryesor i këtyre përmbytjeve", tha Gjergj Doçi.

Ndërsa nga ana e tij, kreu i Bordit të Kullimit, Petrit Gjoni u shpreh se një situatë e tillë nuk ka ndodhur prej shumë vitesh.

"Banorët e prekur nga këto përmbytje po e shohin pas shumë vitesh një situatë të tillë. Sipas banorëve duhet ndërhyrë urgjentisht, gjendja është e vështire", - tha Gjoni.

NE KOMUNEN BUSHAT TE SHKODRES 1500 HA NEN UJE
Nën ujë ndodhen edhe disa zona në Shkodër, përkatësisht në komunën e Bushatit.
Rreth 1500 ha tokë bujqësore është evidentuar nën ujë në fshatin Mali i Jushit, ndërkohë që në 7 banesa ka prezencë uji. Sipas të dhënave që raportohen nga komuna e Bushatit, bëhet me dije se kjo situatë vjen si rezultat i reshjeve të shumta që kanë përfshinë gjithë vendin.

Nisur nga situata e krijuar në komunën e Bushatit është ngritur shtabi i emergjencave, me pjesëmarrjen e të gjithë kryepleqve të fshatrave të Komunës me qellim menaxhimin e kësaj situate. Në komunën e Bush...