A1 Report - Reforma territoriale, Rama i ofron opozites te drejten e vetos

2015-08-21 1

TIRANE-Kryeministri Edi Rama fton opozitën të jetë pjesë e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën territoriale duke shprehur gadishmërinë t'i njohë opozitës të drejtën e bashkëkryesimit dhe të gjitha të drejtat që garantojnë barazinë përfshirë edhe veton.

Në ceremoninë e nënshkrimit të "STAR" projekti i asistencës ndërkombëtare, në mbështetje të qeverisë shqiptare për reformën adiministrativo-territoriale. kryeministri Rama u shpreh se maxhoranca i ka votat që këtë herë politika shqiptare të mos jetë pengesa e papërgjegjshme por dëshiron pjesëmarrjen e plotë të opozitës.

"Kjo është kryereforma. Ka dhe votat e shumicës së cilësuar që lypset për ta kaluar në Parlament. Madje votat e shumicës që Aleanca e Shqipërisë Europiane i ka janë arsyet e fundit për të besuar se këtë herë politika shqiptare nuk mund të jetë pengesa e papërgjegjshme tradicionale. Por më lejoni të jem i qartë. Ne duam që këtë reformë ta udhëheqë Kuvendi i Shqipërisë me një komision të posaçëm parlamentar. Jo vetëm e dëshirojmë pjesëmarrjen e plotë të opozitës në hartimin e projektit të reformës, por kemi gadishmërinë që në bazën e praktikës së mirë t'i njohim opozitës të drejtën e bashkëkryesimit dhe të gjitha të drejtat që garantojnë barazinë në komision përfshirë edhe veton siç është përdorur në praktikën e komisionit të reformës zgjedhore", nënvizoi Rama në fjalën e tij që u mbajt sot paradite në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e kryeministrisë.

Përgjigjja e kryeministrit vjen një ditë pas tryezës së përbashkët e PD-së dhe aleatëve të djathtë nga ku doli një qëndrim i përbashkët i opozitës se nëse nuk jepet e drejta e vetos nuk marrin pjesë në komision.

RAMA: REFORMA S'KA LIDHJE ME INTERESAT PARTIAKE
Për Ramën kjo reformë s'ka lidhje me interesat partiake dhe shprehet i hapur për të mirëpritur çdo sugjerim.

"Jemi të hapur ndaj të gjithëve dhe mirëpresim çdo ide, sugjerim dhe kontribut nga të gjithë në çdo nivel parlamentar a komunitar. Dëshirojmë dhe urojmë që opozita ta nxjerrë jashtë axhendës së aksionit të vet legjitim antiqeveritar këtë temë të madhe të politikës dhe të mos mungojë në rrugën e reformës me interes të madh kombëtar publik e komunitar. Vizioni ynë nuk lidhet me asnjë inters partiak në favor apo kundër një pale për ne është instrument modernizimi për vendin dhe shtysë e fortë për zhvllimin e integruar të tij, për të cilën jemi dëshmitarë se ky vend ka nevojë të dëshpëruar", nënvizoi më tej Rama.

ARVIZU: NXISIM TE GJITHA PARTITE TE JENE PJESE E REFORMES, TE DEGJOHET ZERI I TE GJITHE QYTETAREVE

I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Aleksander Arvizu, tha se nevojitet përfshirja e të gjithë aktorëve në këtë proces, si dhe të dëgjohet zëri i qytetarëve.

"Nxisim qeverinë të sigurohet që zërat e të gjithë qytetarëve të dëgjohen në këtë proces. Nxisim të gjitha partitë të marrin pjesë aktive në këtë proces. Produkti më i mirë për vendin do të ishte një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse",...