Të gjithë personat që përdorin lëndë plasëse për të peshkuar do të përballen me ligjin. Këtë e ka shprehur minisitri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti gjatë një konference për shtyp.
Sipas ministrit Panariti përdorimi i dinamitit në peshkim do të konsiderohet i barazvlefshëm me krimin e mbajtjes dhe përdorimit të armëve.
"Përdorimi i dinamitit në peshkim do të quhet i një niveli me mbajtjen e armëve pa leje. Do bashkëpunojmë me ministrinë e Drejtësisë për këtë, pasi përdorimi i lëndëve plasëse përbën rrezik për njeriun, si dhe dëmton pasuritë nënujore, apo llojet e peshqve. Ne do të jemi kategorikë, ata që përdorin lëndët plasëse do të përballen me forcat e ligjit. Pas vendosjes së këtyre masave, do të zhvillohen edhe kontrolle, për të mundësuar zhvillimin e këtij sektori sipas standardeve të BE-së.
Po diskutojmë një plan për të vendosur pajisje që bëjnë të mundur identifikimin e shpërthimeve nënujore, në mënyrë që forcat e policisë të shkojnë menjëherë në vendngjarje. Ata që përdorin lëndë plasëse i takojnë kontigjentit të kriminelëve", tha Panariti.
Duke pasur në fokus zhvillimin e sektorit të peshkimit dhe ndalimin e degradimit dhe shfrytëzimit pa kriter të pasurive nënujore, Ministri Panariti paraqiti një nismë të re. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka vendosur ndalimin e vjeljes, selektimit dhe shpërndarjes së një lloji të veçante molusku që mbrohet me ligj, "daterit".
"Jamë këtu për të shpallur nismëm më të afërt për të ndaluar degradimin dhe shfrytëzimin pa kriter të pasurisë nënujore. Bëhet fjalë për ndalimin me çdo kusht te vjeljes, selektimin dhe shpërndarjen se një molusku që mbrohet me ligj, ndalohet në të gjithë rrjetin tregtar dhe në resotrante.
I kemi dërguar urdhër Autoritetit Kombëtar të Ushqimit që të thërrëse të gjithë shpërndarët e këtij molusku, dhe rrjetet e restoranteve që të jenë kategorikë që ky moluks mos vilet, pasi dëmton pasuritë nënujore.
Kërkoj solidaritet edhe nga qytetarët shqiptarë. I kërkojmë të bojkotojnë konsumimin e këtij molusku, i cili dëmton pasurinë nënujorë", tha ministri Panariti.
Ministri Panariti tha se skemat e financimit në kuadrin e bujqësisë dhe peshkimit do të prezantohen së shprejti.