Vetëm për 7 ditë, televizioni Sitel ka marrë mbi 1 milion euro nga qeveria e Gruevskit. Kështu njoftuan sot nga LSDM-ja. Sipas zëdhënësit të kësaj partie Petre Shilegov, qeveria ka paguarnë kurriz të popullit, propagandën e saj politike të një viti më parë, duke dëshmuar kështu akoma më shumë manipulimine me mediat. Shilegov tha se fakti që vetëm 23 ditë para zgjedhjeve të fundit lokale, qeveria fut në llogarinë e Sitelit një shumë kaq të madhe parash, nënkupton qëllimin për blerje të zgjedhjeve.
"Përmes disa transaksioneve, gjatë 7 ditëve të ndryshme të vitit 2013, qeveria e Gruevskit i ka transferuar mbi 1 milion euro televizioni Sitel, për fushatë. Një milion euro nga qeveria e Gruevskit për televizion Sitel për realizim të fushatës dhe 1 milion euro firmës familjare të Talevskës për biznesin me pajisje mjekësore", deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.
Shilegovi pyeti qeverinë dhe vet Gruevskin se sa para kanë harxhuar për të shuar orekset e gazetarëve dhe mediave të afërta të tij.
"Kryeministër Gruevski, mjaft u mbrojtët me heshtje. Publiku pret përgjigje dhe përgjegjësi prej jush. LSDM-ja iu bën thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa të menjëhershme për zbardhje të plotë të këtij skandali metastazik me korruptues për mediat", u shpreh Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.
Prej ditësh me radhë, LSDM-ja publikon dokumente për paratë që ka transferuar Qeveria për televizionin Sitel dhe redaktoren e saj Ivona Talevska, e cila së bashku me bashkëpunëtorin e saj Dragan Pavlloviç Llatas, janë zhdukur nga sytë e publikut që prej nxjerrjes së skandalit të Talevskës. Ferikan Iljazi