A1 Report - BE nis negociatat e anetaresimit me Serbine, Fyle: Dite historike

2015-08-21 1

BRUKSEL- Bashkimi Europian ka nisur zyrtarisht negociatat me Serbinë, për integrimin e saj në familjen e madhe europiane.

Çështja kyçe e një procesi të gjatë për integrimin në Bashkimin Europian të Serbisë, është njohja e Kosovës nga qeveria serbe, qoftë ky një `kusht` formal, apo informal.

Në hapjen e këtyre negociatave ishin të pranishëm Ministri i jashtëm i Greqisë, vendit që kryeson presidencën e rradhës së Bashkimit Europian, Evangelos Venizelos. Komisioneri për Integrim dhe Politikën Europiane Stefan Fyle, përfaqësues të lartë të shtetit serb, kryeministri Ivica Daçiç dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiç.

Komisioneri Fyle, në hapjen e takimit u shpreh se nisja e negociatave është një ditë e veçantë për Serbinë, në integrimin e saj në Bashkimin Europian. Ai u shpreh se Beogradi duhet të mbajë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe beson se liderët serbë do e bëjnë Serbinë të jetë në lartësinë e duhur për të marrë statusin, duke iu hapur rrugën edhe vendeve të tjera të Ballkanit.
Nga ana e tij kryeministrit serb Ivica Daçiç, u shpreh se kjo është një ditë e veçantë dhe se Serbia ka bërë shumë progres duke u bërë pjesë e një procesi në aderimin e saj në BE.

Pyetjes së një gazetari, nëse Serbia do e njohë Kosovën, Daçiç iu përgjigj se qëllimi i tyre është normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën dhe se për të bërë këtë gjë, nuk kanë qenë të shtyrë nga askush, por ka qenë një inisiativë e tyre.

Zëvendëskryeministrit Aleksandar Vuçiç, u shpreh se qeveria serbe është e gatshme për të pasur këtë të ardhme të mirë dhe se e meriton, pasi ka investuar shumë për të përmirësuan jetën e qytetarëve të vendit.

Përfaqësuesit e delegacioni serb, të kryesuar nga kryeministri Ivica Dacic, shpresojnë se Serbia mund të bëhet vendi i 29-të, që do të hyjë në familjen e madhe të Bashkimit Europian, brenda vitit 2020.

Free Traffic Exchange