TIRANE- Sot mbushen tre vite nga tragjedia e ndodhur para kryeministrisë kur Garda e Republikës vrau katër demonstrues të pafajshëm, të cilët kishin dalë për të ushtruar të drejtën e tyre të garantuar me Kushtetutë, për të protestuar.
Viti i tretë i vrasjes makabre të Ziver Veizit, Faik Myrtaj, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës e gjen tashmë PS asokohe në opozitë, në qeverisje me një votë masive prej afër pesë muajsh.
Edhe sot, si çdo vit familjarët e viktimave të pafajshme zhvilluan homazhe dhe vendosën karafila të kuq në pllakat prej mermeri të vendosura në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, në vendin ku u vranë. Në ceremoni për t'i nderuar ishte dhe kryeministri Edi Rama.
Mes dhimbjes familjarët vazhdojnë të këmbëngulin për drejtësi dhe dënimin e autorëve dhe atyre që urdhëruan të qëllohej mbi turmën e demonstruesve ku mbeten të vrarë katër njerëz të pafajshëm.
Zabit Deda, vëllai i dëshmorit të 21 janarit Hekuran Deda kërkon që gjykata të mos tallet me gjakun e vëllait të tij duke dënuar një komandant Garde që qëlloi mbi turmën, me 1 vit burg. Njëherësh ai kërkon që kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha që dha urdhër të qëllohej mbi turmën e demonstruesve, si dhe vartësit e tij të shkojnë para drejtësisë.
Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj i vrarë në protestën e "21 janarit" thotë se kanë kaluar tre vjet dhe nuk ka asnjë person të vendosur para drejtësisë.
Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, vrasja e të cilit ka mbetur ende pa autor, thotë se ish kryeministri Berisha dhe Lulzim Basha, (i cili në 2011 mbante postin e ministrit të Brendshëm) janë përgjegjës. Ndërsa bashkëshortja e Aleksit thotë: "Dua vetëm drejtësi"
Në demonstratën e 21 Janarit mbetën të vrarë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
VËLLAI I ZIVER VEIZIT: KËRKOJ IDENTIFIKIMIN E ATIJ QË URDHËROI VRASJEN
Në një intervistë për "A1 Report", vëllai i Ziverit, Muhamet Veizi kërkuar nga qeveria aktuale që të vendos drjetësi. Ata kërkojnë identifikimin e autorit që shtiu mbi trupin Ziver Veizit në 21 janar të 2009-ës.
"Kërkoj drejtësi nga qeveria aktuale për të identriftikuar autorin dhe atë që urdhëroi vrasjen e tim vellai. Deri tani nuk është venë drejtësi. Shpresojmë që pushteti I tanishem të vendos drejtesinë", është shprehur Muhamet Veizi për "A1 Report". Edhe në Gjirokastër në fshatin Zenelaj ku jetonte viktima, Ziver Veizi është organizuar një cermoni përkujtimore tek varri I tij. Në cermoni kanë marrë pjesë familjarë miq, anëtarë e simpatizantë të PS-së në Gjirokastër.
MARK DHE RAJMONDA NIKA: TE ZBARDHET, BERISHA E BASHA FAJTOR
Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, vrasja e të cilit ka mbetur ende pa autor akuzon ish kryeministrin Berisha dhe Lulzim Bashën, i cili në 2011 mbante postin e ministrit të Brendshëm si përgjegjës.
"Përgjegjës Basha dhe Berisha. Me ardhjen e PS në pushtet kemi besim se do vendoset drejtë"- thotë Mark Nika i cili sot ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore që do të zhvillohet sot paradite në bul...