A1 Report - Mark dhe Rajmonda Nika: te zbardhet, Berisha e Basha fajtor

2015-08-21 6

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, vrasja e të cilit ka mbetur ende pa autor akuzon ish kryeministrin Berisha dhe Lulzim Bashën, i cili në 2011 mbante postin e ministrit të Brendshëm si përgjegjës.
"Përgjegjës Basha dhe Berisha. Me ardhjen e PS në pushtet kemi besim se do vendoset drejtë"- thotë Mark Nika i cili sot ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore që do të zhvillohet sot paradite në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Edhe bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda kërkon drejtësi. "Përgjegjësit para ligjit" ka thënë ajo në një prononcim për median.

DJALI I FAIK MYRTAJ: PAS 3 VITESH ASNJË PERSON PARA DREJTËSISË
Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj i vrarë në protestën e "21 janarit", thotë se kanë kaluar tre vjet dhe nuk ka asnjë person të vendosur para drejtësisë sipas tij.

"Berisha në momentet e fundit ata njerëz që kanë kryer krimin i ka mbrojtur tepër mirë duke i larguar jashtë vendit, ndërkohë që sistemin e gjyqësorit e ka bërë si i ka dashur qefi, prandaj populli shqiptar, ashtu si dhe familja ime nuk ka pse të çuditen kur për këto vrasje nuk ka asnjë autor", u shpreh Renato Myrtaj.

Djali i Faik Myrtaj thotë se beson se kryeministri Rama do të punojë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa thekeson se tani nuk "do më fjalë, por vepra".

"Tani besimi im është vetem të kryeministri Rama. Është shpejt pasi me tre muaj nuk mund të bëhet gjë për të zbuluar autorët, pasi ai ka marë një qeveri që ishte komplet në humnerë. Kryemnistri është shprehur se kjo do të zbardhet, por boll me fjalë, dua vepra", vijoi Renato Myrtaj.