A1 Report - Devijimi i lumit Radika, grupi i LSI: Interpelancë urgjente me Bushatin

2015-08-21 1

TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, në lidhje me projektin maqedonas të ndërtimit të hidrocentralit të Fushës së Lukovës i cili devijon rrjedhën e lumit Radika. Në orët e pasdites LSI-ja, ka mbledhur edhe grupin parlamentar që ka mbështetur këtë nismë.

ORA 17:00 LSI MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR
Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të LSI-së, gjatë së cilës është dhënë mbështetja për kërkesan për interpelancë me ministrin e Jashtëm për devijimin e lumit Radika. Gjatë mbledhjes së drejtuar nga kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, deputetët kanë përcaktuar edhe axhendën e grupit për veprimtarinë e këtij sesioni.

Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili, tha se, "prioritet do të jetë ndjekja e paketës së biznesit fason". Gjithashtu sipas tij, një tjetër prioritet do të jetë edhe reformimi i maturës shteterore si dhe reforma administrative.

Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, prioritet është reforma në drejtësi, zhvillimi rural, etj.

VASILI: INTERPELANCE URGJENTE ME MINISTRIN BUSHATI
Kryetari i grupit parlamentar të LSi-së Petrit Vasili u shpreh sot se arsyet kryesore të interpelancës është se projekti është qartësisht në kundërshtim me gjithë kornizën ekzistuese ndërkombëtare ligjore për çështjet çështjet e rrjedhave ujore dhe zonave ujëmbajtëse ndërkufitare, por dhe në kundërshtim me marrëveshjen firmosur mes Shqipërisë, ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë, Greqisë, Kosovës dhe Malit të Zi në lidhje me basenin e Drinit në vitin 2011"

Vasili thotë se interpelanca urgjente është kërkuar të realizohet në datën më të afërt dhe më të parë të Parlamentit dhe është depozituar në selinë e Kuvendit në zyrën e Kryetarit të Kuvendit dhe një kopje e kërkesës është vënë në dispozicion të medias.

Deputetët që kanë kërkuar interpelancë urgjente janë Agron Çela, Luan Duzha, Petrit Vasili, Monika Kryemadhi dhe Keiti Mehmetaj. Ata kërkojnë "për t'u informuar si përfaqësues të Parlamentit shqiptar por edhe opinioni publik lidhur me problematika tepër të rënda që lidhen me devijimin e lumit të Radikës në Maqedoni dhe tërë burimeve të cilat prekin drejtpërdrejt prurjet e tij dhe që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejt me reperkusionit në lumenjtë shqiptarë." - tha kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili në një prononcim për median nga selia e Kuvendit.

Për Vasilin kjo interpelancë në një moment kaq të rëndësishëm vjen në vijim të shqetësimeve të thella të bëra publike dhe në median shqiptare nga deputeti Spahiu, të shqetësimeve të bëra prezent në Kuvendin e Shqipërisë në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme dhe në shqetësime të bëra prezent dhe në mjaft takime me qytetarë të Dibrës.

"Mospasja e asnjë sinjali të ndryshimit të qëndrimit nga autoritetet maqedonase lidhur me këtë çështje si dhe nga mungesa e shpjegimeve dhe informacioneve nga qeveria shqiptare lidhur me ndjekjen që ajo i ka bërë problemit apo me planin që ajo ka për ta ndj...