Pushteti nuk heq dorë nga synimi që Agjencia e filmit të marrë një përqindje nga të ardhurat e televizioneve private. Me amendamentet e fundit të propozuar për Ligjin e veprimtarisë filmike, parashihet që kësaj Agjencie televizionet kombëtare t'i paguhet 0,9% nga të ardhurat vjetore bruto. Fillimisht parashihej që kjo të jetë 1,1%. Tani pushteti duke tentuar të tregohet konstruktiv me siguri do ta ul përqindjen, por bëhet fjalë për korrigjim të parëndësishëm që nuk do të ketë kurrfarë efekti. Në arsyetimin e njërit prej amendamenteve të propozuar t thuhet se
"Përqindja e propozuar prej 0,9% është në pajtim me treguesit real ekonomik në shtet dhe me përvojat e huaja komparative".
Megjithatë, një pjesë e mediumeve elektronike private vlerësojnë se zgjidhja e këtillë ligjore do të shkaktojë goditje në stabilitetin financiar të tregut mediatik. Kërkohet takim me ministren e kulturës, Elizabeta Kamçevska -- Milevska, për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët. Alsat M sot me shkrim iu drejtua ministrisë së kulturës, por nuk morën përgjigje. Nëse nuk ka zgjidhje të përbashkët, atëherë një pjesë e mediumeve elektronike private paralajmërojnë se dispozitën do ta kontestojnë para gjykatës kushtetuese. Natasha Stojanovska