IRANE- Nga janari deri në shtator të 2013, periudhë që i përkiste dhe fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të 23 qershorit, janë dhënë 1300 leje shpërblyese e 250 leje të veçanta për të dënuarit në burgjet e Shqipërisë. Ndërkohë që në muajin maj, një muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit u dhanë 350 leje shpërblyese.
Shifrat janë bërë publike nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço në analizën 1-vjeçare të Drejtorisë së Burgjeve për vitin 2013. Vetëm në muajin maj janë dhënë 350 leje.
Naço foli për një sistem "të korruptuar, të keqmenaxhuar, të kalbur dhe jo profesional", që ministria që i drejton është e vendosur ta luftojë.
"Gjetëm një sistem të burgjeve me keqmenaxhim të theksuar, sistem i kalbur, jo profesional. Ky vlerësim ngjalli mjaft debate por faktet janë të dukshme. Në periudhën Janar-Shtator 2013 janë dhënë lejet shpërblyese pa asnjë kriter ligjor. Janë dhënë 1300 leje shpërblyese e 250 leje të vecanta. Vetëm në muajin maj janë dhënë mbi 350 leje. Mbi 1000 celularë të ndaluar në këtë periudhë", tha Naço duke shtuar se "Jemi të vendosur të luftojmë korrupsionin politik e eletkoral".