TIRANE- Nga analiza e vitit 2013-të në policinë e shtetit, ministri i brendshëm Sajmir Tahiri deklaroi se përpara ligjit nuk do të ketë më të paprekshëm, përfshi dhe ata me kollare. Ndërkaq për prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, hetimet për "21 janarin" mbeten ende të hapura për aq kohë sa vrasja e një protestuesi është pa autor.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaron se ky vit do të jetë viti më i mirë i Policisë në shërbim të qytetarëve dhe ligjit.
I pranishëm në analizën 1 vjeçare të Policisë së Shtetit, Tahiri u shpreh se rezultatet e tre muajve të fundit tregojnë se policia është ngritur në këmbë dhe se është i vetëdijshëm se me 120 ditë nuk mund të zhbëjë gjithçka të shkatërruar në 23 vjet.
Tahiri u shpreh i vendosur për luftën e krimit por dhe të korrupsionit të atyre të veshur xhaketë e kollare.
"Jam i vetëdijshëm që gjithçka është shkatërruar gjatë gjithë këtyre 23 viteve të shtetit nuk mund të zhbëhet në 120 ditë e po kështu në kaq pak ditë nuk mund të zhduken edhe shkaqet e kriminalitetit por të paktën sot unë mund ta them me plot gojën se policia e shtetit është një tjetër gjë që po ndahet dita ditës më shumë nga gjithçka që po lamë pas dhe nga gjithcka që qalonte në të kaluarën. Kam bindjen e plotë se ky vit që sapo kemi nisur do të jetë viti më i mirë i policisë në shërbim të qytetarëve dhe zbatimit të ligjit, por kjo kërkon punë përkushtim , transparencë ndershmëri dhe kurajo dhe respekt ndaj ligjit nga të gjithë ne dhe më pas ndaj atyre që përbëjnë skuadrën e policisë së shtetit. Kërkon vendosmëri për të respektuar të drejtat dhe liritë themelore të nejriut për të skalitur fort barazinë para ligjit dhe për të shembur murin e pandëshkuesmërisë për të garantuar sigurinë rrugore dhe të kufirit për të luftuar me efketivitet maksimal krimin e organizuar dhe krimin e hapur dhe mbi të gjitha për të çuar para ligjit të korruptuarit vecanërisht ata që veshin dhe xhaketë dhe kollare"- tha Tahiri.
'21 Janari', Llalla: Komplekse
dosja, hetim gjithëpërfshirës
TIRANE- Tre vjet nga demonstrate e 21 janarit para kryeministrisë ku mbetën të vrarë 4 demonstrues, Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaron se Çështja komplekse dhe hetimi është gjithëpërfshirës .
Në analizën 1 vjeçare të Policisë së Shtetit, për 2013 kryeprokurori Adriatik Llalla iu përgjigj dhe partnerëve ndërkombëtarë të cilët kërkojnë zgjidhje nga institucionet shqiptare, për rastin e "21 Janarit"
" Nga ana tjetër, me të drejtë partnerët tanë ndërkombëtarë ngrejnë çështje që kërkojnë zgjidhje nga institucionet shqiptare, ku përmendet gjerësisht rasti "21 Janari". Kjo çëshje komplekse ka disa dimensione;
Së pari, një pjesë e hetimit, ajo që ka të akuzuar konkret, tashmë është dërguar për shqyrtim në Gjykatën e Lartë;
Së dyti, për personat e akuzuar si organizatorë të protestës së "21 Janarit" është pushuar çështja, për shkak të amnistisë së vitit 2012.
Së treti, ajo që është pjesa më e rëndësishme në këtë diskutim, janë faktet ende të pazbardhura për njërën ...