A1 Report - Kroacia: Keqardhje që Serbia nisi negociatat me BE, Shqipëria jo

2015-08-21 3

ZAGREB - Kryeministri kroat Zoran Milanoviç i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare 2 ditore konfirmoi mbështetjen e Kroacisë për dhënien e statusit të vendit kandidat për në Shqipëri.

Si kryeministri kroat ashtu dhe kryeministri Edi Rama nënvizuan se qarqet rajonale në BE bllokuan dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE.

Në orën 10:00 kryeministri kroat u prit nga kryeministri shqiptar Edi Rama me një ceremoni zyrtare e nderime ushtarake, që u zhvillua para godinës së kryeministrisë, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Në konferencën e përbashkët të dy kryeministrave Rama vlerësoi se Kroacia është një model suksesi, shembull frymëzues e partner që inkurajon Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE.

"Është histori suksesi për të gjithë rajonin "- tha Rama. Ndërsa për kryeministrin kroat mos dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë erdhi "nga një lum ngatërresash jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga brenda qarqeve të BE-së"

"Jemi dëshmitarë se Shqipëria ballafaqohet me vështërsi në punën e integrimit, disa vijnë nga brenda e disa nga vendet e tjera. Na vjen keq që Serbia nisi negociatat për integrimin ndërsa Shqipëria jo. Qëndrimi ynë është që Shqipëria të nisë sa më parë negociatat dhe ne për këtë qëllim do punojmë. Por duhet të keni parasysh se kemi vetëm një zë jo më tepër, por zëri jonë në të ardhshme do të dëgjohet"- tha kryeministri kroat, Zoran Milanoviç

Free Traffic Exchange