A1 Report - Irani pranon ftesën e OKB për të marrë pjesë në konferencën e paqes

2015-08-21 0

Irani ka pranuar ftesën e sekretarit të OKB-së Ban Ki-Moon për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes për Sirinë 'Gjeneva 2'. Këtë gjë e bëjnë te ditur mediat amerikane dhe ftesa ishte bërë nga vetë Ban ki Moon në një Konferencë të mbledhur më urgjencë në Pallatin e Qelqtë.

Gjatë kësaj konference për shtyp, Ban ki Moon u shpreh se ishte i bindur, ashtu siç e kishte shprehur edhe më parë që Irani duhet të ishte pjesmarrës në Konferencën e Paqes në negociatat për t`i dhënë fund konfliktit te Sirisë.

Kjo konferencë do te zhvillohet më 22 janar në Montreaux të Zvicrës, ku diplomacitë ndërkombëtare do të diskutojnë për një zgjidhje politike për çështjen siriane.

Ndërkohë, nga ana e tij Presidenti sirian Bashar al-Assad është shprehur se nuk do të japë dorëheqjen. Agjensia e lajmeve 'Interfax' citoi se Assad gjatë takimit në Damask me një deputet rus është shprehur se nëse do të kishte dashur të jepte dorëheqjen do e kishte bërë që në fillim.

Duke nënvizuar gjithashtu se kjo çështje nuk do të diskutohej as në bisedimet e paqes në 'Gjeneva 2'.