"Janë një seri lëkundjesh sizmike në qytetin e Durrësit . Goditja e parë ka qenë në orën 07:00 me koordinata 41 34 veri dhe 19 45 lindje me magnitudë 4.2 të shkallës rihter dhe intensitet në epiqendër më të madh se 5 ballë. Ky tërmet është ndier 5 ballë në qytetin e Durrësit dhe është ndjerë gjithashtu 3-4 ballë në qytetet e Tiranës, Kavajës, Krujë e Laç. Pas kësaj goditje ka pasur edhe pasgoditje të tjera dhe gjithashtu në orën 08:15 kemi pasur një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës rihter dhe intensitet në epiqendër rreth 5 ballë. Pra, 5 ballë është ndier në qytetin e Durrësit 3-4 ballë në Tiranë, Krujë, Kavajë dhe Laç. Gjithashtu në orën 08:45 ka patur prapë një tërmet tjetër me magnitudë 4 të shkallës rihter me intensitet në epiqendër 5 ballë, që u ndje dhe në Durrës. Kemi një seri goditjesh me magnitudë duke filluar nga 4.2 që është goditja kryesore pastaj me magnituda më të vogla, pastaj kemi rreth 24 pasgoditje me magnituda më të vogla se 4 rihter. Quhen grup tërmetesh sepse kemi disa tërmete me magnitudë 1 dhe në vazhdim vijnë në zvogëlim. Gjykojmë që aktiviteti duhet të jetë duke u zvogëluar. Kryesisht në zonën e Durrësit, por ka një shpërndarje që nuk bie në të njëjtin vend. Në total janë regjistruar deri tani rreth 24 tërmete", u shpreh për A1 Report sizmiologu Rrapo Ormeni.