VLORE- Qyteti i Vlorës ka mbetur ende një qytet pa adresa, ndonëse dy vite më parë u krye një investim për emërimin e rrugëve.
Vjedhja e tabelave dhe moszëvendësimi i tyre ka shkaktuar problem tek qytetarët të cilët nuk dinë të përcaktojnë saktësisht vendbanimet e tyre.
Edhe pse investimi për emërtimin e rrugëve në qytetin e Vlorës është kryer dy vite më parë, sërish qytetarët hasin probleme.
Pjesa më e madhe e tyre ju referohen emërtimeve të dikurshme, pasi në akset e qyetetit mungojnë tabelat të cilat emërtojnë rrugët, ose pjesa më e madhe e tyre ka ndryshuar.
Vjedhja e tabelave dhe moszëvendësimi i tyre nga ana e pushtetit lokal, ka shkaktuar problem të vazhdueshme tek qytetarët të cilët nuk dinë të përcaktojnë saktësisht vendbanimet e tyre.
Edhe pse Vlora është një qytet me një potencial të madh turistik, sërish mbetet ende një qytet pa adresa.