Tirane, banoret e 'Unazes se re' prej 6 muajsh vuajne mungesen e ujit

2015-08-21 2

TIRANE- Mungesa e ujit të pijshëm në zonën e Yzberishtit në komunën e Kasharit vazhdon që prej muajit korrik.

Sipas banorëve të kësaj zone uji vjen vetëm 30 minuta në ditë. Ata që nuk mund të mbushin ujë për 30 minuta duhet të presin ditën tjetër, e atë ditë zgjidhja e vetme është ta blejnë ujin.

Banorët e kësaj zone shprehen tepër të shqetësuar.

Edhe pse qytetarë të rregullt në pagesat e ujit me librezat e tyre duke e paguar atë çdo muaj ata duhet të përballen ndaj mungesës së ujit, i cili ka 6 muaj që vjen me probleme.

Edhe pse është dimër përgjigjja ndaj ankesave të banorëve, lidhet me mungesën e rreshjeve.

Problemi i ujit të pijshëm në këtë zonë ka bërë që shpesh banorët të ankohen por duket sikur zëri i tyre nuk është dëgjuar.

Free Traffic Exchange