KRUJE- Tregu i Krujës vazhdon të funksionojë pas asnjë lloj kushti higjieno-sanitar. Tregtarët ofrojnë produktet e tyre në tezga të dëmtuara, apo duke i shitur ato në tokë.
Shumica e produkteve në shitje janë ushqimore, të cilat janë të ekspozuara gjatë gjithë kohës nga ndotja e bakteret, e duke u kthyer në rrezik serioz për konsumatorët.
Tregtarët thonë se janë të vetëdijshëm për mungesën e kushteve, por ankohen se nuk kanë asnjë mundësi tjetër shitjeje.
Tregu duket se nuk është vetëm një problem për shëndetin e banorëve, por edhe një imazh negative për turistët, sidomos gjatë sezonit të verës.