A1 Report - Siri, Assad: Nuk kam ndermend te terhiqem nga Presidenca

2015-08-21 1

DAMASK - Presidenti sirian Bashar al-Assad tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Agjensia e lajmeve Interfax citoi se Assad gjatë takimit në Damask me një deputet rus duke thënë se nëse do të donte të dorëzohej do t'a kishte bërë që në fillim.

Ai shtoi se kjo çështje nuk do të diskutohej as në bisedimet e paqes në "Geneva 2". Qeveria Siriane së bashku me grupet e opozitës dhe diplomatët nga vendet e ndryshme të perëndimit do të marrin pjesë në bisedimet e paqes në Zvicër, javën e ardhshme.

Grupet e opozitës kanë kërkuar më parë largimin e Assad si kusht për çdo diskutim mbi një qeveri të përkohshme.