Qeveria do të shpërndajë mbi 18 milionë euro këtë vit në formën e dëmshpërbilimeve për ish-të përndjekurit politik.
Kjo gjë është bërë e ditur nga Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, i cili ka zhvilluar sot një vizitë në institutin e ish-të Përndjekurve Politikë
Gjatë këtij takimi, ministri Veliaj deklaroi se, shpërndarja e fondeve do të bëhet e përshpejtuar dhe do të marrë parasysh shtresat më të prekura dhe njerëzit që janë në moshë më të thyer.
Ministri Veliaj tha: "dua gjithashtu që të siguroj për të gjitë ata që skanë marrë këstet e kaluar që do të filloj pagesa e kësteve. Këtë vit buxheti 18 milion dollar do të shpërndahet ashtu siç kemi vepruar me pagesat e tjera të ndihmës ekonomike ose aftësisë së kufizuar në menyrë solidare duke i dhënë prioritet atyre qe nuk e kanë marre këtë këst".
Pra që të kemi njelloj barazie gjithashtu jemi duke kalkuruar moshën dhe shume shpejt do të kemi një rezultat që fillimisht te disbursohen ata që jaë në një moshë më të thyer. Është e pamoralshme që ky vend i shpërndan këstet në mënyrë të barazvleshme për të gjithë si për një njeri që është 80 vjeç dhe për një njeri që është 50 vjeç", ka thënë gjatë fjalës së tij Veliaj.
Gjithashtu Ministri i Mirëqënies Sociale bëri publik edhe faktin se, qeveria do të nisë nga puna për të rikonstruktuar brenda një kohe rekord edhe godinën ku ndodhet Instituti i ish-të Përndjekurve Politikë.
Sipas ministrit të Mirëqënies Sociale, "shumë prej ambjenteve këtu i ngjajnë birucave të kohës së komunizmit në fakt jaë dhe me rënd se birucat për sa i përket cilësisë së infrastrukturës jam i sigurt që ashtu siç thoshte Saliu që ka bërë zyra pune ashtu do të thotë që ka bërë institute të të përndjekurve politik prandaj e ndjeva të nevojshme që të vija perpara se ne ta rikonsrtuktojë që të kemi një imazh të ri që tregon se si ky komb përballet me të kaluarën e vetë".
"Ndihem shumë keq për faktin se kjo është një godinë e cila ndohdet 50 metra larg nga parlamenti shqiptar ai parlament qe ka bërë shumë debate dhe shumë beteja dhe i ka thurur lavde vetevetes për atë që ka bërë për të përndjekurit dhe në thelb kjo është fytyra më e mirë për ti treguar se çfare i ka bërë për të përndjekurit", deklaroi gjatë fjalës së tij, ministri Erjon Veliaj.
Deklarata e ministri Veliaj u bënë gjatë kohës kur ka prezantuar dhe drejtuesin e ri të këtij instituti, Bedri Blloshmin.