TIRANË - Në kushtet, kur korsitë e pakta të biçikletave që ekzistojnë në kryeqytet, janë kthyer në vendparkim për makinat, qytetarët kërkojnë shtimin dhe respektimin e këtyre korsive.
Përfaqësuesi i Ecovolis, Ened Mato tha se nisma është konceptuar në formën e një pedalimi sensibilizues, ndërsa shtoi se iniciativa të tilla do të ndërmerren edhe në vijim.
Mungesa e korsive të posaçme për bicikletat, dhe zaptimi nga makinat i atyre pak korsive që ekzistojnë në kryeqytet, ka nxitur sërish protesta sensibilizuese.