DURRES - Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri deklaron se 100 milionë dollarë është debiti i papaguar nga mungesa e arkëtimeve dhe vjedhja e energjisë elektrike në zonën energjetike të Durrësit.
Ky debit është akumuluar në 7 vite, prej 2007 në zonën energjetike të Durrësit e cila përfshin qytetin e Durrësit, Krujën, Kavajën dhe Shijakun.
Një fenomen sheqetësues në të gjithë vendin.
Nga Durrësi ku mori pjesë në krijimin e grupit të task-forcës për mbledhjen e debive të papaguara të energjisë elektrike, Ministri i Energjisë dhe Industrisë kërkoi krijimin e hartave të zonave që kanë lidhje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike.
Sipas Gjiknurit faturat e papaguara duhet të trajtohen si titull ekzekutiv njësoj si tatimet, ndërsa kërkoi ndihmën e gjykatave në këtë proces.
Në të njëtën linjë me ministrin ishte edhe zv kryeministri Niko Peleshi. gjithashtu i pranishëm në këtë takim.
Grupi i task-forcës për mbledhjen e faturave të papaguara të energjisë do të udhehiqet nga prefekti, ndërsa pjesë e tij do jenë drejtuesit vendore të policisë, prokurorisë si dhe të task-forcës.