A1 Report - Rama-tatimoreve: Mos guxoni te silleni si gjobevenes, iku kjo epoke

2015-08-21 4

"Askush të mos guxojë të sillet si gjobëvënës. Nuk do të tolerojmë sjellje të tilla dhe nuk do të falim askënd". Ky ishte mesazhi që punonjësit e administratës së re tatimore të dalë nga një konkurs kanë marrë nga kryeministri Edi Rama.

Takimi u zhvillua në hotel "Sheraton" dhe Rama u ka kërkuar tatimorëve të nisin një epokë të re, të marrëdhënieve të mira me biznesin e madh por pa neglizhuar biznesin e vogël.

Një epoke të re ku i jepet fund epokës së tatimorëve të palarë, të paveshur dhe të pasjellësh, kontrolleve të befasishme dhe të pakuptimta. Fytyra e re e tatimorëve të jetë mishërimi i një sjelljeje europiane dhe takimi me çdo biznesmen të konsiderohet me një eventiment i rëndësishëm.

Duke vlerësues si "model" konkursin për përzgjedhjen e personelit të kësaj administrate, Rama i vuri në dukje se e ishin zgjedhur "për të të mbyllur një epokë në historinë e adminstratës tatimore të përkufizuar nga korrupsioni, rryshfeti dhe dhuna psikologjike"

"Jeni përzgjedhur për tu sjellë si qytetarë me qytetarët. Jeni përzgjedhur për të ndryshuar rrënjësisht sjelljen e kësaj administrate me të gjithë ata që paguajnë taksat për tju mbajtur juve dhe për të dhënë provë se administrata mund të jetë model në marrëdhënien me qytetarin dhe për të mbyllur një epokë në historinë e administratës tatimore të përkufizuar nga korrupsioni, rryshfeti dhe dhuna psikologjike mbi ata që në fakt janë njerëzit që japin gjak ekonomisë sonë"

"Askush nuk duhet të guxojë të shkojë të trokasë në derën e një dyqani me kulturën e vjetër të gjobëvënësit e pengmarrësit, shkelësit të lirive dhe të drejtave ekonomike. ..Nuk do tolerojmë sjellje të tillë dhe nuk do falim askënd që nuk do respektojë vijën europiane të sjelljes së shteti. Cilitdo emri i të cilit do të shfaqet në këtë process do ta dijë që nuk do të ketë më vend në administratë dhe padyshim për të pasur vend në komunitetin ku jeton duhet të kalojë nga rruga e prokurorisë e gjykatave ku të provojë pafësijënë e tij. Boll më me terrorin psikologjik dhe tatimorët që i japin të drejtën vetes të fusin duart në xhepat e të tjerëve. Boll me tatimorët e doganorët që e konsiderojnë veten shtresë e privilegjuar dhe vëjnë dhjam duke grabitur ditën për diell qindarkën e biznesit tëe vogël dhe vjedh biznesin e madh- nënvizoi më tej Rama.

Free Traffic Exchange