A1 Report - Pergjimet e NSA, Obama: Kam urdheruar Prokurorin t'i modifikoje

2015-08-21 1

Presidenti amerikan Barack Obama ka folur për përgjimet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë. Në fjalën e tij, presidenti Obama tha se "Përgjimet kanë parandaluar shumë sulme terroriste, si dhe shpëtuan shumë jetë njerëzish, jo vetëm në SHBA. Dështimi i shërbimit të inteligjencës mund të sillte një 11 shtator të dytë. Kam urdhëruar prokurorin e përgjithshëm të modifikojë përgjimet".

Obama ka urdhëruar Agjencinë Kombëtare të Sigurisë (NSA) të ndalojë magazinimin e të dhënave nga telefonat e amerikanëve, pas një serie të rrjedhjeve të informacionit rreth operacioneve të zbulimit.

Obama pritet t'i ka kërkojë Kongresit të rregullojë mënyrën e ruajtjes së rë dhënave, dhe mënyrën se si agjencitë mund ta përdorin atë.

Presidenti ka njoftuar një numër ndryshimesh edhe në sistemin e përgjimeve.

Ish-punonjësi i inteligjencës Edward Snoëden ka nxjerrë një sërë detajesh për programin e përgjimeve të NSA-së.

Ai kërkohet për spiunazh në SHBA dhe tani jeton në Rusi pas kërkoi azil.

Zbulimet e fundit pohojnë se agjencitë amerikane kanë mbledhur dhe ruajtur pothuajse 200 milionë mesazhe me tekst në ditë, në të gjithë globin.

Sipas gazetës "The Guardian" dhe "Channel 4 Neës", një program i NSA i quajtur "Dishfire" nxjerr dhe ruan të dhënat nga mesazhet SMS për të mbledhur informacion mbi vendndodhjen, kontakte dhe të dhëna financiare.
Informacioni ndahej me agjencinë britanike të përgjimit, GCHQ .

Të dy agjencitë kanë mbrojtur aktivitetet e tyre, duke thënë se ato veprojnë brenda kufizimeve të ligjit.