Hajrie Rondo aktorja e njohur e kinematografisë dhe e Teatrit e cila me vite të tëra na ka dhuruar kënaqësi sot ka nevojë për ndihmë.
Kanceri në vezore, sëmundja e rëndë që ka prekur aktoren ka bërë që sot të startojë fushata e sensibilizimit për sigurimin e fondeve për shërimin e saj.
Aktualisht Rondo po i nënshtrohet kemioterapisë dhe ka marrë 6 cikle ne Qendren Spitalore Nenë Tereza.
Bashkia Fier, deputetet Majlinda Bufi dhe Adelina Rista, Fondacioni "Harpa", Organizata "Dea" dhe Parlamenti rinor sot në mëngjes kanë nisur një fushatë sensibilizimi dhe mbledhjes së fondeve të cilës i janë bashkuar shumë qytetarë.
Një fushatë e tillë ka nisur edhe në rrjetin social facebook.
Deputetja Majlinda Bufi thotë se kjo nismë do të pasohet edhe me të tjera insiativa. Bufi u bëri thirrje të gjithë që e njohin dhe e vlerësojnë Hajrien ta ndihmojnë që ajo të shërohet.
Eshte hapur dhe një numër llogarie bankare në ndihmë të aktores: BKT 526384171