A1 Report - Policia e Shtetit shtyn serish afatin e aplikimeve per shkollen

2015-08-21 0

Shtyhet sërish afati i aplikimeve për Shkollën e Policisë. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se, për shkak të fluksit të madh afati i aplikimeve do të shtyhet deri në datën 28 Shkurt 2014.

"Kandidatët e interesuar për të ndjekur strudimet në Shkollën Bazë të Policisë për "Patrullë të Përgjithshme" se procesi i aplikimeve do të përfundojë më datë 28 shkurt 2014", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Sipas policisë, "nisur nga fluksi i lartë i kandidatëve të interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për "Patrullë të Përgjithshme", si dhe për t'u dhënë kohë të gjithë kandidatëve të interesuar, të cilët kanë tërhequr formularët e aplikimit, për të plotësuar dhe dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm, procesi i aplikimeve do të jetë i hapur deri më 28 shkurt".

Në përfundim të gjithë procesit të konkurrimit, do të përzgjidhen 300 kandidatë fitues, të cilët do të vazhdojnë Shkollën Bazë të Policisë.

Për çdo paqartësi lidhur me këtë proces, kandidatët mund ti drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit dhe Menaxhimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe mund të shkruajnë email në adresën policiaeshtetit@asp.gov.al.