A1 Report - Dervishi: Marredheniet e verteta nuk zevendesohen me ato virtuale

2015-08-21 0

Marrëdhëniet e vërteta njerëzore janë të pazëvendësueshme për të ndërtuar një jetë të shëndetshme dhe të kultivuar.

Rëndësia e komunikmit sy në sy është e pakrahasueshme me atë çka na ofron jeta virtuale e imponuar gjithmonë e më shumë nga mjetet e komunikimit masiv apo teknogjia.

Sociologu Zyhdi Dervishi i argumenton këto fakte, duke theksuar se trendi i imponuar i një shoqërie individualiste ndikon në izolimin e njeriut dhe për pasojë edhe në sëmundje psikologjike.

Marrë shkas nga analiza e kulturologut italian Umberto Ecco në formën e letrës këshilluese ndaj nipit të vet duke përgjithësuar brezin e ri, sociologu Derivishi e shikon domosdoshmëri ushtrimin e kujtesës nëpërmjet leximit.

Sipas vëzhgimeve të profesor Dervishit studentët dhe të rinjtë shqiptarë kanë mangësi në aspektin kulturor të të lexuarit dhe interesit për të, prandaj ai e këshillon edhe të mësuarin përmendësh të një poezie si ushtrim të mirë për një jetë të shëndetshme.

Free Traffic Exchange