Së shpejti institucionet e larta europiane do të kenë drejtues të rinj. Zgjedhjet e ardhshme europiane do të mbahen në 22-25 maj.
Sipas gazetës vieneze "Die Presse", ish-Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini është kandidati kryesor për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke zëvendësuar kështu Anders Fogh Rasmussen. Ndër konkurrentët e Frattinit është Ministri i Mbrojtjes së Belgjikës, Pieter de Crem, si dhe Ministri i Jashtëm polak Radek Sikorski.
Ndërkohë Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak besohet se do të pasojë Catherine Ashton në pozicionin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Për sa i përket garës për President të Këshillit Europian, Ministri i Jashtëm polak, Radoslaë Sikorski do të kandidojë kundër Ministrit të Jashtëm suedez, Carl Bildt, për të zëvendësuar Presidentin akual Herman Van Rompuy.