A1 Report - Atentati ndaj Gjepalit, gjenden 2 automatikë në makinën e djegur

2015-08-21 4

TIRANE- Gazetari i A1 Report, Gerti Xhaja, informon se në makinën e djegur e cila dyshohet se u përdor në atentatin ndaj Astrit Gjepalit janë gjetur dy automatikë.

Menjëherë pas atentatit mafioz të mesditës së 16 janarit 2014 ku mbeti i vdekur në vend Astrit Gjepali dhe kunati i tij Halit Fici, në ambjentet e burgut të Peqinit kanë shkuar Oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Kavajës dhe komisariatit të këtij qyteti.

Brenda ambjenteve të drejtorisë së këtij burgu, ku Gjepali vuante dënimin prej 25 vitesh, është sekuestruar e gjithë praktika që zyrtarët e burgut kanë përdorur për miratimin e lejës së Astrit Gjepalit. Veç këtij veprimi, janë marrë në pyetje disa nga punonjësit e burgut si dhe personat që ndanin qelinë me Astrit Gjepalin.

Pyetja e tyre sipas burimeve të prokurorisë së Kavajës, është bërë si persona që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, pasi mendohej se shokët e qelisë së Astrit Gjepalit,mund të ishin në dijeni të konflikteve apo hasmërive të Gjepalit.

Në deklarimet e tyre ata kanë pohuar se s'kanë qënë në dijeni të problemeve që kishte shoku i tyre, ndërkohë nuk kanë treguar ndonjë moment të pakëndshëm brenda ambjenteve të burgut, që mund të kishte kaluar Astrit Gjepali.