LSDM jo kandidatit konsensual, dalin me kandidat të vetin

2015-08-21 0

LSDM-ja do të dalë me kandidat të sajin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, pavarësisht përpjekjeve të BDI-së për kandidat konsensual. Partia e Zaevit ka përsëritur qëndrimin se nuk do të përkrahë asnjë kandidat të propozuar nga partitë e tjera, por thotë se po përpiqet të gjejë një figurë të pranueshme për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

"Ne mundohemi, punojmë në parti që të propozojmë një kandidat i cili do të ishte president i vërtetë i Maqedonisë, që ka vizion për ardhmërinë e Maqedonisë, kandidat që do të mund të sigurojë stabilitet përmes personalitetit të presidentit", deklaroi Oliver Spasovski, deputet i LSDM-së.

Ndërkohë, ndryshimet me konsensus të Kodit Zgjedhor kanë ri-aktualizuar çështjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. LSDM-ja amnistohet nga ideja, duke thënë se zgjedhjet varen më së shumti nga partitë qeveritare VMRO-BDI.

"Kur them se varet ekskluzivisht nga vullneti i VMRO-së dhe BDI-së do të thotë se ata duhet të prononcohen se çfarë planifikojnë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, a do të ketë apo jo. A janë këto vlerësime të qytetarëve, mediave e kështu me radhë, por unë pres që ata të prononcohen sepse varet vetëm nga ata", u shpreh Oliver Spasovski, deputet i LSDM-së.

Ndërkohë, nga BDI-ja theksonin se zgjedhjet e parakohshme, janë në dorë të Gruevskit, por për marrjen e një vendimi të tillë, duhet një argument shumë i fortë. Benjamin Arifi

Free Traffic Exchange