Astrit Gjepali ishte kapo i një bande të njohur si banda e Gjepalit që ka vepruar në 1997. Anëtarë të bandës janë Astrit Gjepali dënuar me 25 vjet burg, Naim Qerimi dënuar me 25 vjet burg, Mirush Jareci Dënuar me 20 vjet burg, Bashkim Haxhia dënuar me 20 vjet burg.
Ata u akuzuan nga Prokuroria se vetëm brenda 24 orëve, në datat 15 dhe 16 shtator të vitit 1997, kanë vrarë pesë persona dhe kanë plagosur disa të tjerë.
Viktimat e tyre kanë qenë shtetasit Luan Plaku, Kajmak Kullolli, Bilal Neza, Gëzim Beqiri e Nazmi Kopshti, ky i fundit punonjës policie. Këto vrasje nuk u vërtetuan dhe Astrit Gjepali u dënua me 25 vjet për një vrasje të kryer në Zvicër.
Në 2006 u ekstradua nga Italia dhe po kryente dënimin në Shqipëri.