RROGOZHINE- Dy persona njëri prej tyre Astrit Gjepali, i cili po kryente dënimin me 25 vjet burg, janë ekzektuar në një atentat pranë Rrogozhinës.
Astrit Gjepali dhe Halit Fici janë ekzektuar në një atentat pranë Rrogozhinës. Vrasja është raportuar rreth orës 13: 25 minuta. Nga të dhënat e para, ende të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë të ditur se dy të burgosurit kanë qenë duke u kthyer në burgun e Peqinit pasi ishin larguar me leje të posaçme.
Astrit Gjepali ishte kapo i bandës së njohur "banda e Gjepalit" që ka vepruar në 1997 dhe është ekstraduar nga Italia në 2006. Astrit Gjepali ishte dënuar me 25 vjet burg.
Personi i dytë që është ekzekutuar mendohet se është Halit Fici.
Vrasja mendohet se ka ndodhur në vendin e njohur si Bishti i Zhurit rreth 40 km larg qytetit të Durrësit. Në ngjarje janë plagosur dhe dy persona të cilët ishin në makinë me të burgosurin.