A1 Report - KiE: Zyrtarët përgjegjës të 21 janarit të hetohen urgjentisht

2015-08-21 0

STRASBURG- Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës, Nils Mui?nieks deklaron se niveli i lartë i korrupsionit në gjyqësor pengon seriozisht funksionimin e duhur të sistemi të drejtësisë.

Në raportin e publikuar sot në Strasburg si rezultat i vizitës që delegacioni që ai drejtonte, kreu në Shqipëri nga 23 deri 27 shtator 2013 Nils Mui?nieks rekomandon depolitizimin në funksionimin e gjyqësorit, duke filluar me votimin me shumicë të cilësuar në Parlament të anëtarëve të KLD-së dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Aktualisht Prokurori i Përgjithshëm dhe anëtarët e KLD-së emërohen me shumicë të thjeshtë, dhe nëse do të merren parasysh rekomandimet e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës, atëherë duhet të ndryshohet Kushtetuta.

Gjithashtu ai shpreh shqetësimin për rritjen e numrit të rasteve të keqtrajtimit të regjistruara, duke përfshirë torturën nga zyrtarët e zbatimit të ligjit. Ai kërkon që zyrtarëve të zbatimit të ligjit që kanë kryer akte të paligjshme gjatë dhe pas ngjarjet e 21 janarit 2011, të hetohen urgjentisht me qëllim nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë.

Free Traffic Exchange