A1 Report - BB financon ndertimin e ujesjellesit në Durres, Rama:Investim i munguar

2015-08-21 0

DURRES- Shumë shpejt banorët e Durrësit, por edhe zonës përrreth nuk do të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Qeveria shqiptare ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Botërore për nisjen e punimeve për ndërtimin e impiantit të ujësjellësit që do furnizojë me ujë të pijshëm gjithë zonën e Durrësit. I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama tha se përgatitja e marrëveshjes në një kohë rekord për të filluar punimet, "I hap rrugën një transformimi rrënjësor".

"Më në fund pas një kalvari të gjatë, dhe pa snjë rruge të vështirë ku fatkeqësisht koston e paguan qytetarët dhe banorët e gjithë kësaj zone, dhe jo vetëm të qytetit të Durrësit, ne jemi këtu sot për të nënshkruar atë që kemi përgatitur një një kohë rekord, krahasuar me kohën e humbur deri para pak muajsh, marrëveshjen për të nisur menjëherë nga puna, dhe për të hapur rrugën e një transformimi rrënjësor.

Duke e kthyer Durrësin nga një zonë me një sëmundje kronike për shkak të një sistemi të degraduar furnizimi dge një zonë e etur për ujë, në një zonë që do furnizohet rregullisht me ujë, ku jo vetëm ata që banojnë, por edhe ata që vijnë gjatë verës këtu në Durrës, të mos ankohen më me të drejtë, për mungesën e ujit", tha Rama.

Kryeministri Rama u ndal edhe tek problematika e derdhjes së ujërave të zeza në det, duke u shprehur se me vënien në funksionim të impiantit të trajtimit të këtyre ujërave, do të marrë fund ky problem.

Drejtoresha rajonale e Bankës Botërore, Ellen Goldstein tha se mbështetja e këtij projekti për Durrësin, jo vetëm që ofron një shërbim të dobishëm ndaj qytetarëve të zonës, por vetë fakti që kjo marrëveshje nënshkruhet me Durrësin, ndikon në forcimin e idesë së decentralizimit të pushtetit të njësive vendore.