A1 Report - Berat, Basha: Pas 4 muajsh asnje nga premtimet nuk eshte mbajtur

2015-08-21 0

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë. Gjatë ceremonisë së 23 vjetorit të themelimit të PD-së në Berat, Basha tha se kjo është mazhoranca e mashtrimit më e madhe në historinë e pluralizimit, duke ju referuar situatës ekonomike dhe politike në vend.

"Të gjithë jemi dëshmitarë të premtimeve të bujshme të bëra gjatë fushatës elektorale, ku u premtua se do të hapeshin tre qind mijë vende pune. Se do të kishte ulje çmimesh, taksa të ulëta, legalizimet do të ishin falas, se shëndetsia do të ishte falas", ka thënë Basha gjatë fjalës së tij.

Sipas tij, "sot, katër muaj pas ardhjes në pushtet nuk jemi vonë dhe nuk jemi as herët për të gjykuar, pasi prespektiva është më e zymtë se kurrë". "Faktet flasin, se qeveria dështoi me projekt buxhetin, dështoi me aksionet e saj, po dështon me rendin, dështoi me ligjin për nënpunësin civil, gjë e cila fakton ligjërishtë se kjo është mazhoranca më e madhe e mashtrimit në historin e pluralizimit shqipëtar", theksoi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Në fund të fjalës së tij, Basha i bëri thirrje demokratëve të Beratit që të bëhen pjesë e zgjedhjes së strukturave të reja, për ti hapur kështu rrugën një procesi të ri në Partinë Demoktarike.

Free Traffic Exchange