A1 Report - Greqi, Papulias pret Kodhelin diskutohet per ligjin e luftes

2015-08-21 1

ATHINË - Ligji i luftës, marrëveshja për detin, toponimet, ishin në qendër të takimit mes ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cila është pritur në një takim nga presidenti i Greqisë, Karolos Papulias. Siç bëhet e ditur nga burime zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes është bërë e ditur se, takimi i Kodhelit me Papulias ishte i fundit në vizitën e saj dy ditore në Greqi.

Edhe ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Dashnor Dervishi, deklaroi për A1 Report se, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i shtroi në tavolinën e bisedimeve katër çështjet e nxehta që janë mes vendit tonë dhe Greqisë. Sipas Dervishit, për këto çështje është diskutuar për gjetjen e rrugëve të zgjidhjeve.

Ndërsa media greke, ka zbardhur disa detaje të tjera për takimin mes presidentit Papulias dhe Kodhelit. Sipas tyre, Papulias ka vënë theksin tek rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve për shumë çështje.

Burime zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes është bërë e ditur se, takimi i Kodhelit me Papulias ishte i fundit në vizitën e saj dy ditore në Greqi.

Si presidenti Papulias, ashtu edhe ministrja Kodheli, gjatë bisedës së tyre, kanë prekur edhe disa nga çështjet e axhendës së marrëdhenieve dypalëshe që kërkojnë zgjidhje në frymën e klimës pozitive dhe vullnetit të mirë të dy qeverive tona, siç janë ligji i luftës, delimitimi i detit, nderimi i të rënëve në Luftën Antifashiste, toponimet etj.

Kjo është hera e parë që një ministër shqiptar ka ngritur këtë çështje në Athinë.

Presidenti Papulias e ka vlerësuar vendosmërinë e qeverisë Rama për reformat brenda vendit dhe vendosmërinë e saj për t'u bërë anëtarë e familjes euopiane. Shqipëria, tha ai, është një vend europian, i takon Europës dhe Greqia ka qënë dhe mbetet mbështetësja kryesore për integrimin e shpejtë të saj në BE, në periudhën e Presidencës saj.