Për çdo firmë të mbyllur hapen dy

2015-08-21 0

Në vitin 2013 janë hapur dyfish më shumë firma sesa janë mbyllur. Kjo e dhënë ka gëzuar ministrin e ekonomisë, Saraçinin për të cilin ky raport tregon rritjen e aktivitetit ekonomik. Megjithatë, qeveria ende nuk e ka të dhëna se sa është borxhi mes vetë kompanive, por edhe mes kompanive dhe qeverisë.

"Nuk kemi të dhëna konkrete që do të mund t'i ndajë me ju. Mund ta them se gjatë vitit 2013 në Regjistrin qendror janë paraqitur 6100 firma që nuk kanë pasur kurrfarë aktiviteti më shumë se tre vite dhe që janë dorëzuar për t'u fshirë, ndërsa edhe 3700 firma janë mbyllur në procedurë normale", deklaroi Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.

Viti 2013:

6.300 firma të hapura

3.758 kompani të mbyllura në procedurë normale

4.200 firma të fshira nga evidenca

3.500 me llogari të bllokuara

6.100 firma që nuk kanë pasur aktivitete tre vite me radhë

33.000 firma për vërtetimin e statusit nga DAP (për t'u shqyrtuar mundësia ato të fshihen)

Në Maqedoni ka rreth 103 mijë kompani, prej të cilave 70 mijë janë aktive, por problem kryesor për sistemin janë 33 mijë firmat që janë dorëzuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike për t'u vërtetuar nëse janë joaktive dhe të fshihen nga evidenca ose llogaritë e tyre u janë bllokuar për shkak të borxheve, ndërsa ende janë aktive. Para një viti e gjysmë, Oda Ekonomike e Maqedonisë doli me të dhënën se borxhi mes firmave dhe mes firmave dhe qeverisë është 234 milionë euro. Deri te këto të dhëna Oda erdhi pas analizës së llogarive përfundimtare për vitin 2011 të dorëzuara deri te Regjistri qendror. të dhëna të reja nuk ka, ndërsa qeveria as që i publikon. Goran Temenugov

Free Traffic Exchange