EGJIPT- Ka filluar në orët e para të ditës së mërkurë, dita e dytë e votimeve të referendumit për kushtetutën e re në Egjipt.
Forca të shumta policie ishin mbledhur në qendrat e votimeve në të gjithë vendin pas përleshjeve të ditë së martë mes mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane dhe policisë, ku mbetën të vdekur 9 persona.
Dy bomba shpërthyen gjatë procesit të votimeve, në Cairo de Mahalla, por nuk pati raportime për të vdekur apo të plagosur.
Nëse ky referendum do të miratohet, atëherë në Egjipt do të ketë zgjedhje presidenciale, ku mes kandidatëve besohet se do të jetë dhe gjenerali i ushtrisë, Abdel Fattah al-Sisi, njeriu që largoi nga pushteti, ish-presidentin Morsi.
Forcat e sigurisë egjiptiane kanë vrarë më shumë se 1 mijë mbështetës të ish-presidentit Morsi, që kur ky i fundit u largua me forcë nga pushteti.