TIRANE- Një person i pajetë është gjendur orët e parë të mëngjesit në shtratin e lumit Lanë, në bulevardin Zhan D'ark pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë.
Ngjarja është raportuar nga qytetarët duke telefonuar policinë, ndërsa nga hetimet paraprake rezulton se personi mund të jetë rrëzuar aksidentalisht.
Sipas policisë personi është i moshës rreth 45 vjeç. Trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku do të bëhet dhe ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Blutë thanë se nuk shmanget as pista e hetimit për një ngjarje të qëllimshme, por po punohet pasi paraprakisht trupi i viktimës nuk ka shenja dhune apo shenjë plagësh me armë zjarri.
Policia ka gjetur kartën e identitetit të viktimës, por nuk bën të ditur emrin e tij.