A1 Report - Greqi, Samaras pret Kodhelin: Te rishikojme marreveshjevet

2015-08-21 1

Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cila po zhvillon një vizitë në Greqi, është pritur sot nga në një takim të veçantë nga kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras.

Gjatë takimi, Samaras i ka uruar mirëseardhjen ministres Kodheli, si dhe e uroi për detyrën e saj në krye të ushtrisë shqiptare.

"Të jesh Ministre e Mbrojtjes femër do të thotë shumë dhe ky është një mesazh shumë i fortë", u shpreh kryeministri grek. Në vijim të bisedës me ministren Kodheli, kreu i qeverisë greke tha se Shqipëria po strukturohet fuqishëm dhe Greqinë e ka në krah që të ju ndihmojë, veçanërisht Ministrinë e Mbrojtjes.

"Të rishikojmë dhe të forcojmë më tej të gjitha marrëveshjet mes nesh", ka deklaruar Samaras ministres shqiptare të mbrojtjes. Sipas kryeministrit grek, gjërat kanë ndryshuar në favorin e përbashkët. Ne kaluam periudhë të vështirë, por tashmë po rimkëmbim ekonominë dhe jemi të sigurtë në një të ardhme më të mire.

Nga ana e saj, Kodheli e falenderoi kryeministrin Samaras për pritjen e veçantë dhe tepër të ngrohtë, si dhe i transmetoi përshëndejet e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ministria Kodheli, e njohu Samaras me reformat e ndërmarra nga institucionin që ajo drejton, duke e vënë theksin tek lufta kundër korrupsionit, reforma në Forcat e Armatosura, etj.

Kodheli e uroi Samaras edhe për presidencën greke të BE-së dhe është shprehur se "Shqipëria shpreson të marrë statusin e vendit kandidat në 6-mujorin e parë të 2014. Në këtë pikë ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj", nënvizoi ajo. Kryeministri Samaras dha mbështetje të plotë për Shqiperinë në aspiratën e saj europiane.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është duke zhvilluar një vizitë në Greqi me ftesë të homolut të saj, Dimitris Avramopulos. Kodheli ka vendosur një krurorë edhe në monumentin e ushtarit të panjohur në sheshin Sindagma para Parlamentit grek.