A1 Report - Opera "Toska" e Puçinit çeli siparin ne TKOB

2015-08-21 14

Opera "Toska", një ndërthurje e dramës, trillerit dhe dashurisë çeli stinën artistike mbrëmjen e së martës në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Kjo vepër e sjellë në skenë në regjinë e Nikolin Gurakuqit dhe në dirigjimin e Edmond Dokos krahas zërit dhe muzikës u bazua ndjeshëm edhe tek aktrimi.

Emra të njohur si Eva Golemi, Marjana Leka, Ogert Islami, Sidrit Bejleri, Erlind Zeraliu u ngjitën në skenë dhe intepretuan duke i dhuruar publikut një mbrëmje plot emocione.

Opera "Toska" e Puçinit është me tre akte dhe ka një ritëm shumë të lartë.

Është një opera triller, një dramë dashurie që është vendosur në një sfond historik në Evropën e Revolucionit Francez.

"Toska" do të ngjitet sërish në skenë në datat 21 dhe 24 jannar në Tetarin kombëtar të Operas dhe Baletit për të gjithë dashamirësit e saj.

Free Traffic Exchange