A1 Report - Refuzojne te punojne, kerkojne te hyjne ne skemen e asistences

2015-08-21 1

TIRANË - Ndonëse Ministria e Mireqenies Sociale ka deklaruar se ka vende të lira pune, radhët e gjata në zyrat e punës nuk janë për këto vende të lira pune.

Për ironi radhët e gjata në zyrat e punës në Tiranë nuk janë për të kërkuar një vend pune, por kërkojnë të marrin një vërtetim si të papunë për t'u përfshirë më pas në skemat e ndihmës ekonomike.

Një pjesë e tyre thonë se kanë kërkuar për punë pranë këtyre zyrave por nuk kanë gjetur, ndërsa të tjerë as që e kanë marrë mundimin të aplikojnë për një punë.

Ministri i mirëqenies sociale, Erion Veliaj, ka deklaruar se nëse një personi, i cili është i regjistruar si i papunë pranë këtyre zyrave, i ofrohet një vend pune të cilin ai nuk e pranon, atëherë do të përjashtohet automotikisht nga përfitimi nga çdo lloj skeme ekonomike.

Aktualisht kjo ministri ka bërë të ditur se ka mbi 2 mijë vende të lira pune, për të cilët aplikimi bëhet on-line. Ndërsa ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë aplikimin on-line mund tu drejtohen zyrave të punës në çdo rreth të vendit.

Free Traffic Exchange